Tashmë dihet mirë se kan ceri i mushkërive nuk prek vetëm duhanpirësit, por edhe personat që nuk kanë pirë kurrë duhan.
Megjithatë, një hulumtim i ri tregon të dhëna interesante për të reduktuar riskun e këtij kan ce ri.
Studimi tregoi se ekziston një lidhje mes konsumimit të kosit dhe zvogëlimit të rrez ikut të kan ce rit të mushkërive, shkruan Reader’s Digest.
Bazuar në analizën e gjithsej dhjetë studimeve nga Evropa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Azia, ku përfshiheshin rreth 1.4 milionë njerëz, shkencëtarët zbuluan se ngrënia e shpeshtë e kosit dhe fibrave lidhet me një ulje të ndjeshme të rrez ikut të kan ce rit të mushkërive.
Gjegjësisht, meshkujt që hanin rreth 85 gram kos çdo ditë dhe femrat që hanin rreth 113 gram kishin 19 për qind më pak rrez ik për t’u prekur nga kan ce ri i mushkërive, gjë që dëshmon se edhe konsumimi i sasive të vogla të kosit mund të zvogëlojë rrez ikun e sëm undjes.
Edhe pse ky hulumtim është premtues, ekspertët theksojnë gjithashtu se nevojiten më shumë analiza sepse provat për një lidhje midis kosit dhe fibrave dhe kan ce rit të mushkërive janë të kufizuara.
Megjithatë, ngrënia e kosit sigurisht që ka përfitime shëndetësore, sepse ky ushqim është i pasur me kalcium, vitamina B, vitaminë D dhe shumë lëndë të tjera ushqyese.
Nutricionistët rekomandojnë veçanërisht konsumimin e kosit me yndyrë të plotë me probiotikë dhe fruta të freskëta si një mëngjes të shijshëm.