Përbërësit: 250gr kore për pite (petë), 200gr djathë, 25gr gjalpë, 80ml vaj, 3 vezë, 150ml ujë të gazuar.
Përgatitja: Merreni një enë të madhe me ujë të ftohtë në të cilën do të lani koret e pites, në mënyrë që të bëhen shumë të shijshme. Tundni vezët me vaj dhe në to thërrmojeni djathin. Lyeni shumë fundin dhe skajet e tepsisë dhe shtoni një kore të thatë, ndërkaq sipër saj një të larë në ujë të gazuar.
Kur i fundosni në ujë, është e mundshme që korja të shqyhet por mos u brengosni, vetëm shtrijeni sipër kores së thatë. Radhisni shtresën e shtojcës nga djathi dhe mbuloni me shtresën e re të thatë, pastaj me kore të larë, përsëriteni këtë veprim derisa t’i shpenzoni të gjithë përbërësit.
Në fund duhet ta përfundoni piten me kore të thatë. Pri teni piten në copa dhe sipër radhisni copëzat e gjalpit. Pasi pitja të jetë gati për t’u pjekur, piqeni në furrë të nxehur në temperature 180 gradë C derisa pitja të marrë ngjyrë të artë dhe kur ta nxirrni nga furra menjëherë spërkateni sipër me ujin e gazuar dhe mbulojeni me leckë duke e lënë ashtu për rreth 15 minuta.
Kur e mbuloni piten me një leckë kuzhine pasi e keni spërkatur me ujë, avulli që krijohet nga nxehtësia e pites dhe nga uji e bëjnë piten që të bëhet më e butë.
Kjo recetë me ujë të gazuar e bënë piten shumë të butë dhe shumë të shijshme, nëse nuk e keni provuar ende ta gatuani me ujë të gazuar atëherë provojeni sepse do të përfitoni një pite shumë të shijshme. Ju bëftë mirë!/pergatit.com