Dietologët këshillojnë të hani mëngjesin e duhur, për të mos shtuar kilogramë gjatë ditës.
Kjo është receta e vetme e biskotave të bëra vetë, që shmang kilet e tepërta.
Dietologët e “healthyfoodhouse.com” rekomandojnë se këta përbërës super të shijshëm janë të vetmit që mund t’ju ndihmojnë për të pasur një vakt të plotë mëngjesi.
Përbërësit: 300 gr miell arrë kokosi, ¼ filxhan fara luledielli, ½ filxhan pluhur proteinash (e gjeni në farmaci, me cilësi të lartë), 1 lugë çaji vanilje, 1 lugë çaji kanellë, 2 lugë gjelle vaj kokosi, 1/2 filxhan ujë
Përgatitja:
Ngroh paraprakisht furrën në 180 ° Celsius. Mund të përdorni arra në vend të farave të lulediellit. Kombinojini përbërësit në një tas, duke i trazuar mirë.
Nëse përzierja juaj nuk është e plotë dhe e shkrifët, shtoni edhe një tjetër lugë gjelle vaj kokosi dhe pak ujë.