Për ata që nuk e dinë, këngëtari Redon Makashi ka qenë ura lidhëse për njohjen e dy artistëve, Mira Konçit dhe Shpëtim Saraçit. Redoni ka treguar kohë më parë se se me Mirën është njohur për herë të parë në tren dhe ka qenë ai që e ka ftuar të bëhet pjesë e grupit që kishte krijuar me disa djem të tjerë.
Më pas ai ka treguar se Saraçi i kërkonte gjatë gjithë kohës që ta njihte me Mirën dhe ai ja realizoi dëshirën. Patjtër që Redoni ka marrë dhuratë edhe një palë këpucë nga artistët pasi u bënë çift.
Por për herë të parë pas divorcit të çiftit, këngëtari Redon Makashi ka folur mbrëmjen e djeshme në “Goca dhe Gra”.
Ai nuk u ndal te divorci por u mjaftua me fjalinë: Varet se si ka ardhr jeta, por gjithsesi për mua janë dy njerëz të mirë.
“Mira Konçi dhe Shpëtimi kanë qenë dy miqtë e mi shumë të mirë në një pjesë të karrierës sime. Mira është një vajzë shumë pozitive, artiste dhe ambicioze.
Varet se si ka ardhur jeta, por gjithsesi për mua janë dy njerëz të mirë”, thotë Redon Makashi.