Hirra është lëng si ujë, në ngjyrë të gjelbër shumë të çelur, që del kur pritet qumështi a kur kullojmë djathin e njomë ose që e nxjerr kosi pasi mpikset. Ka disa lloje: Hirrë e zier. Hirrë qumështi. Hirra e djathit (e kosit, e gjizës). Duke qenë se shumë njerëz nuk janë në dijeni të vlerave ushqyese të shumta që ajo mbart, e hedhin pasi kullojnë gjizën ose djathin.
Ky nënprodukt i qumështit përmban proteina, laktozë, minerale (kalcium, fosfor, magnez, zink), vitamina (B2, B6, B12, C, K), aminoacide dhe yndyra të shëndetshme.
Mineralet mbrojnë qelizat dhe parandalojnë një sërë sëm undjesh, si tensionin e lartë të gja kut, goditjen në tru dhe su lmin në zemër. Proteinat parandalojnë osteoporozën, rregullojnë nivelet e kolesterolit, parandalojnë formimin e pllakës bak teriale në dhëmbë, rrisin masën muskulore, forcojnë sistemin imunitar, lehtësojnë stresin dhe rigjenerojnë mëlçinë.
Mëlçia është organi i vetëm në trup që ka fuqinë e rigjenerimit. Ky organ kryen një sërë funksionesh të rëndësishme në trup, për ta mbajtur atë të shëndetshëm.
Studime të ndryshme kanë treguar se përbërësit e nxjerrë nga hirra, sidomos proteinat e hirrës, kanë veti mikr ob iale dhe antivi rale, forcojnë sistemin imunitar, mund të mbrojnë nga sëm undjet kardiovaskulare dhe rrisin performancën e aktivitetit fizik.
Hirra rekomandohet gjithashtu për rënien në peshë duke qenë se proteinat e saj ndihmojnë për t’u dobësuar dhe rritur masën muskulore. Përveç kësaj, ajo ju jep ndjesinë e ngopjes duke ndikuar tek nivelet e hor mo neve që ulin oreksin.
Dikur hirra ka qenë pija e preferuar nëpër bujtina apo kafene. Mesatarisht prej 10 litra qumësht fitohet një kilogram djathë dhe nëntë litra hirrë.
Mund të thuhet me siguri që hirra është po aq e shëndetshme dhe e këshillueshme për t’u konsumuar sa dhe qumështi, kosi apo dhalli.