Ema Andrea, në një intërvistë që ka dhënë, ka folur për periudhën e vështirë që ka kaluar kur u nda nga bashkeshorti. Aktorja tha se marrëdhënia e saj nuk përfundoi për arsye dhu ne apo tra dhtie, pavarësisht asaj që është përfolur. Sipas saj, më e dhimbshme ishte reagimi i shoqërisë.
“99% e publikut pret të them ndarja, por po ndarja ka qenë e dhimbshme, por më i dhimbshëm se ndarja ka qenë reagimi i shoqërisë. Ka qenë një reagim shumë dra ma tik që më ka shënjuar fort. Më ka shënjuar, më ka frustruar, më është dashur punë e madhe për të dashur shoqërinë, apo për ta kuptuar.
Më është dashur mua të jem empatike ndaj të gjithë atyre që më su lmuan. Kjo ka qenë më e rëndë se sa vetë ndarja, që është i rëndë, se njeriu lyen shtëpinë, bën gjëra normale që i ndryshon rutinën dhe mërzitesh, e jo më të shkëpusësh një marrëdhënie, e cila nuk është më një marrëdhënie personale, por janë të përfshirë edhe njerëz të tjerë.“, u shpreh ajo.
Në intervistën për emisionin Rudina, aktorja shtoi se gjërat për të ndryshuan aq shumë saqë këtë e vinte re dhe te përshëndetjet e njerëzve
“Ndryshoi dhe përshëndetja, e di?! Ky nuk është frustrim, është observim në një hapësirë shumë të madhe të njohurish. Nuk isha më aktorja e talentuar, nuk isha më artistja e lexuar, isha vetëm një grua fajtore që nuk po kërkonte falje. Nuk po rrinte në qoshe të kërkonte ndihmë”, tha Ema.