Kozeta Kurti ka zbuluar se do t’i japë fund beqarisë. Komenti që gazetarja bëri gjatë gjysmëfinales së dytë të festivalit “Kënga Magjike”, e nxori zbuluar atë. Mjaftoi kjo deklaratë e daj që moderatori Ardit Gjebrea t’i ‘rrë mbente’ konfirmimin se gazetarja do të martohet korrikun e ardhshëm.
Pjesë nga biseda:
Kozeta Kurti: Dhe që unë mos të dukem si gjithmonë besnike e mendimeve të mia, pavarësisht se ose nuk kam rënë në dashuri që nuk më vjen kjo dashuria kaq e madhe sa i vjen Anxhelës, ose…
Ardit Gjebrea: Si nuk ke rënë në dashuri? Më fal pak, a kemi dasmë në Korrik?
Kozeta Kurti: E kemi.
Ardit Gjebrea: Deklaruam një të re për Kozeta Kurtin! U desh të dilte sonte që në Korrik do kemi dasmë!
Anxhela Faber: Mirë që e thashë unë atë deklaratën e dashurisë, se s’do e kishim marrë vesh.
Ardit Gjebrea: Dhe nuk është thënë asnjëherë, mezi prisja ta thosha. Jeshile për dasmën, më falni për Albin./albeu.com