Friday, 12 June 2026
Gazeta Diaspora Lajme per shqiptaret kudo ne bote
Aktualitet 24 Nov 2022 1 min lexim

Kengetarì Shqìptar zbulon lìdhjen famìljare qe ka me Vaçe Zelen: Jam shumë krenar

Redaksia 24 November 2022, 11:40 799 views
Kengetarì Shqìptar zbulon lìdhjen famìljare qe ka me Vaçe Zelen: Jam shumë krenar

Dario Zela ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku rrëfeu më shumë detaje rreth rrugëtimit të tij në muzikë. Dario nuk është një emër i panjohur për publikun pasi mori vëmendje të madhe disa vite më parë me pjesëmarrjen në kompeticionin muzikor “Gjeniu i vogël”.

Nisur nga mbiemri moderatori e pyeti dhe për ikonën e muzikës, Vaçe Zela, për të cilën Dario tha se ka lidhje gja ku. “Me Vaçen kam lidhje të afërt.

Gjyshi im e ka pasur kushërirë të parë. Jam shumë krenar që kam lidhje gjaku me të. Më thoshin njerëzit e fisit se ke një përgjegjësi të madhe mbi shpatulla.

Njerëzit në moshë më thonë se je në hapat e Vaçe Zelës.”, tha ai. Dario foli dhe për eksperiencën në “Gjeniun e vogël”, për të cilin tha se ku spektakël e bëri atë të kuptonte se sa e rëndësishme ishte muzika për të.

Ai tha se kur ishte i vogël pëlqente futbollin dhe se mendonte se do të merrej me muzikë.