Si t’i largoni milingonat nga shtëpia me 5 metoda natyrale

Nëse keni një kopsht me lule, me siguri e dini se milingonat mund të bëhen një shqetësim i madh për bimët që kultivoni me aq kujdes.
Së bashku me kërmijtë, ato konsiderohen ndër dëmtuesit më të zakonshëm të kopshtit. Lajmi i mirë është se nuk keni nevojë të përdorni kimikate për t’i larguar.
Me disa produkte natyrale, të lira dhe të lehta për t’u gjetur, mund të mbani larg milingonat si nga kopshti, ashtu edhe nga ambientet e shtëpisë.
1. Uthulla e mollës
Përzieni uthull molle dhe ujë të ngrohtë në raport 1:1 dhe përdoreni për të pastruar sipërfaqet e kuzhinës, dollapët dhe dyshemetë.
Era e fortë e uthullës pengon milingonat dhe i mban ato larg.
2. Shkumësi ose pluhuri i talkut
Vizatoni një vijë me shkumës ose spërkatni pak pluhur talku në zonat ku kalojnë milingonat. Këto produkte veprojnë si barriera natyrale që ato shmangin.
3. Lëngu i limonit
Spërkatni lëng limoni pranë dyerve, dritareve dhe vendeve ku hyjnë milingonat. Acidi i limonit prish gjurmët që ato ndjekin dhe i pengon të rikthehen.
4. Llumi i kafesë
Mos e hidhni llumin e kafesë pasi ta përgatisni. Shpërndajeni në kopsht ose pranë hyrjeve të shtëpisë. Aroma e fortë i largon milingonat dhe ndihmon në neutralizimin e aromave të tjera.
5. Ujë me sapun
Përzieni disa pika sapun të lëngshëm ose detergjent me ujë dhe spërkateni në zonat ku shfaqen milingonat. Kjo zgjidhje e thjeshtë ua vështirëson lëvizjen dhe i largon ato në mënyrë efektive.