Nga kolesterolì tek dìabetì: Keto jane 5 arsyet qe do t’ju bejne te konsumonì kumbullat e thata te cìlat me shìjen e tyre

Edhe pse i shihni shpesh në treg, ndoshta i keni nëvlerësuar kumbullat e thata. Benefitet e tyre janë të mëdha. Përveçse janë të shkëlqyera për tretjen, kumbullat e thata ofrojnë dhe shumë të mira të tjera. Keto jane disa nga perfitimet qe ato na japin.

Beta Caroten dhe vitaminë K

Një studim në vitin 2013 ka treguar se rritja e dozave të beta-karotenit i bën njerëzit më tël lumtur. Ai gjithashtu riparon dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira si dhe mbron trupin nga to. Një tjetër benefit është ngadalësimi i shenjave të plakjes. Vitamina K dhe beta-karoteni luftojnë shenjat e plakjes duke minimizuar humbjet kockore dhe duke përmirësuar qarkullimin.

Shëndeti i kockave

Kumbullat e thata janë të shkëlqyera në parandalimin e humbjes së masës kockore sipas studimeve të fundit. Kjo për shkak të flavonoideve të gjendura në to. Në këtë mënyrë shëndeti i kockave përmirësohet dhe risku i osteoporozës ulet.

Kolesteroli

Kumbullat e thata janë të shkëlqyera për të ruajtur nivelet e shëndetshme të kolesterolit. Fibrat e shpërbëshme në to thithin lëngjet e tepërta nga zorrët dhe i ekskretojnë ato. Prania e fibrave ka tendencë të kontrollojë sasinë e kolesterolit të prodhuar nga trupi.

Diabeti

Obeziteti dhe diabeti menaxhohen shumë mirë me kumbulla të thata. Duke qenë se ato janë shumë të pasura me fibra të shpërbëshme, nivelet e sheqerit në gj ak qëndrojnë në nivele të shëndetshme. Fibrat gjithashtu janë një mënyrë për t’ju bërë të ndiheni të ngopur pas një vakti.

Mbrojtje nga sëm undjet

Kumbullat e thata mbrojnë trurin nga dëmtimet që shkaktojnë radikalet e lira. Gjithashtu ato ndihmojnë në parandalimin e sëm undjeve kro nike dhe kan ce rit.

Fenolet janë fitonutrientë që gjenden tek kumbullat e thata dhe parandalojnë dëmtimin e qelizave. Kumbullat janë gjithashtu të dobishme për të ruajtur peshë të shëndetshme. Ato ju ëmbëlsojnë me vetëm 30 kalori./telegraf.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *