Shqipëria gjatë kësaj fillim jave do të jetë në dominimin e kthjellimeve, por pritet që ditën e nesërme vranësirat të jenë disi më të shpeshta. Sipas meteorologut të MeteoAlb, Hakil Osmani, në pjesën e dytë të ditës së nesërme do të krijohen mundësi për reshje të pakta shiu në zonat veri-perëndimore dhe pjesërisht zonat qendrore, duke përfshirë dhe kryeqytetin.
Dita e mërkurë dhe dita e enjte do të jenë nën kthjellimin e dominimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Vranësirat pritet të jenë në zonat malore.
Duke filluar nga dita e premte dhe fundjava pritet të shtohen vranësirat në territorin shqiptar duke bërë që të kemi reshje shiu më të dukshme.
Pritet të kemi temperatura tipike vjeshte pasi maksimumet do të ngjiten edhe në 20 gradë celcius në ultësirën perëndimore, ndërsa në zonat malore do të luhaten rreth vlerave 15-16 gradë celcius.
Edhe temperaturat e mëngjesit do të kenë rritje të ndjeshme duke bërë që të luhaten në vlera 2-3 gradë celcius.
Fundjava sjell një rënie të temperaturave të ajrit.
Për sa i përket parametrit të erës deri ditën e mërkurë nuk do të jetë problematike, por e enjtja, e premtja dhe fundjava pritet të sjellin intensifikim të parametrit të erës pasi do të fryjë me shpejtësi edhe në 55-60 km/h.
Vendet e rajonit, Kosova dhe Maqedonia e Veriut gjatë kësaj fillim jave mbeten nën dominimin e motit të qëndrueshëm. Do të kemi momente të pakta me pika shiu dhe dëborë kryesisht në Kosovë.
Gjatë pjesës së dytë të javës do të kemi intensifikim të vranësirave dhe reshjeve në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut./Abcnews.al/