Temperaturat kapen 20 grade ne Dhjetor, meteorologìa tregon dìten kur prìtet te vìj kthesa e motìt

Edhe sot moti në territorin shqiptarë ka qenë i kthjellët dhe më diell. Momente të shkurtra me pika shiu priten në hapësira detare dhe hsumë pak në vijën bregdetare.

Ndërsa pjesa më e madhe e territorit do të mbetet e kthjellët dhe kryesisht në zonat më shumë se sa gjysma e lindore paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta dhe kalimtare.

Edhe temperaturat kanë pësuar një rritje të lehtë sot gjatë orëve të mëngjesit, 3-12 gradë celcius.. Ndërsa mesdita mbetet pak a shumë në të njëjtat vlera termike të cilat duhet thënë se janë mjaft të larta për muajin dhjetor.

Nga 12-20 gradë celcius kanë arritur temperaturant në rang territori.

Deri në datën 16 dhjetor moti pritet të jetë me të njëtat kushte atmosferike dhe termike.
Reshjet rikthen sot pasdite , më të dukshme në zonat veri-perëndimore dhe jug perëndimore. Por reshjet do të jenë krejt të pakta, bwn me dije meteorologia Lajda Porja.

Edhe ditën e nesërme do të jemi në ndikimin e vranirave dhe do të jetë një ditë e lagëshit. Deri ditën e shtunë priten shumë pak reshje, por surprizat vijnë në fundjave ku pritet edhe reshje me intensitet më të lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *