Mjekja ORL Anjeza Kuçi sjell këshilla për të sëm urët me tension, diabet dhe probleme të ko ckave; Kur flasim për problem të veshit të brendshëm, marramendja vjen kryesisht në moshën 40-60 vjeç Marramendja, e njohur ndryshe si vertigo, është ndjesia humbjes së ekuilibrit ose çrregullimit të orientimit në hapësirë. Ndjesia e tru llosjes me raste është e zakonshme. Njerëz të ndryshëm mund të përjetojnë ndjesi të lehta të marramendjes.
Por, nëse marramendja ndodh shpesh, ju e humbisni ekuilibrin dhe mund edhe të rrëzoheni, ose keni dhe shqetësime të tjera, atëherë duhet të vizitoheni patjetër tek një mjek. Rastet për të shqetësuar janë edhe kur një person hu mb vetëdijen ose i bie të fi kët. Për trajtimin e marramendjes është shumë e rëndësishme që fillimisht të kuptoni shkaktarin, për shembull, nëse vjen si pasojë e diabetit apo uljes së tensionit të gja kut.
Duke gjetur shkakun dhe trajtuar atë (mbajtjen nën kontroll të diabetit apo parandalimin e uljes së tensionit), trajtoni edhe marramendjen. Nëse dyshohet për ndonjë inf eksion bak terial në vesh, zakonisht rekomandohen antibio tikët, sigurisht me recetë nga mjeku.
Gjendja e të fikëtit nuk mund të shmanget gjithmonë, megjithatë duke u kujdesur për shëndetin e përgjithshëm me një dietë të shëndetshme dhe duke kryer ushtrime fizike, mund të ulni rrez ikun e marramendjes. Shmangia e str esit është gjithashtu shumë e rëndësishme.
Merrni në konsideratë teknikat e relaksimit dhe mos u ndieni në presion. Në një intervistë për gazetën Shëndet plus, mjekja ORL Anjeza Kuçi, flet pikërisht për marramendjen, çfarë do të thotë kjo gjendje kur vjen pas një ekspozimi të gjatë në diell, apo situata të tjera.
Doktoresha, veçanërisht gjatë kësaj periudhe të të nxehtit pacientët ankohen shumë për marramendje apo këputje, a janë këto gjendje shprehje e një pat olo gj ie apo janë gjendje normale të lidhura me temperaturat e larta?
Kur kemi marramendje, nuk mund ta vëmë direkt diagn ozën nëse kemi apo jo problem të veshit të mesëm, meqë një pjesë e mirë e mjekëve i orientojnë pacientët drejt ORL-së.
Gjatë qëndrimit të gjatë në diell, qytetarët ndjejnë këputje, e cila mund të jetë një lipotimi nga rënia e tensionit, për shkak të temperaturave të larta. Kështu që, nuk mund të kalojmë direkt te veshi i mesit.
Kur pacientët bëjnë gjendje lipotimie, pra ndjejnë këputje apo marramendje, fillimisht duhet të bëjnë një konsultë me mjekun e familjes për të bërë të gjitha analizat e nevojshme, si: një bilanc gja ku, një bilanc biokimik, për të parë si është gjendja e përgjithshme.
Një konsultë, si është zemra dhe tensioni për të ndarë nëse kemi ndonjë problem ka rdi ak që mund të shkaktojë marramendje. Gjendja e lipotimisë, ngjan me shenjat dhe të çon drejt veshit të mesëm por nuk është e njëjta gjë.
A është marramendja gjithmonë shqetësuese?
Marramendja është një syndrome që mund të vijë nga disa probleme. Është shqetësuese sepse pacientit i ndryshon cilësia e jetës, ndonjëherë mund të jetë kër cë nuese për je tën.
Pacienti e ka të pamundur të ecë, të lëvizë, të kalojë rrugën etj. Kështu që, ajo përshkruhet si një ndjesi shumë e bezd isshme, ndonjëherë shumë e fri kshme aq sa pacienti mund të ketë edhe fobi nga marramendja. Atij i krijohet pështjellim në momentin që mendon se mund ti merret mendja.
Cila është mosha më e predispozuar për të patur marramendje?
Varet nga se vjen marramendja. Kur flasim për problem të veshit të brendshëm, marramendja vjen kryesisht në moshën 40-60 vjeç, ku është piku i sëm undjes së Menierit apo sëm undjes së veshit të brendshëm që shpesh herë në popullatë njihet si sëm undja e veshit të mesëm.
Veç marramendjes, problem kryesor është edhe rënia e dëgjimit sepse mund të kalojë deri në shurdhësi të plotë nga njëri vesh, dhe në 10% të rasteve mund të kapë edhe veshin tjetër. Por, nuk kemi vetëm sëm undjen e Menier it që shoqërohet me marrje mendsh, të vjella, ndjesinë e veshit të mbushur me ujë, zhurmë në vesh apo hu mbje të ekuilibrit.
Ka edhe probleme të tjera si: Vestibulopatia periferike, që mund të kapë të dy veshët, pa prekur pjesën e dëgjimit; Vertigo beninje e pozicionit e cila ndodh në lëvizjen e kokës në krevat majtas apo djathtas. Pra, kemi një marramendje e cila mund të zgjasë me sekonda, ose kur pacienti ul kokën poshtë, ose e ngre kokën sipër.
Ka dhe sëmundje të veshit të mesit që mund të sjellin marramendje si: otoskl ero za e cila mund të shoqërohet me marramendje dhe rënie të dëgjimit dhe me ngurtësim të ko ckave të dëgjimit në hapësirën e veshit të mesëm; Otitet media kronike të riakutizuara , labirintitet;
Mund të jenë në kuadrin e gjendjeve vi rale neuronitet vestibulare, të cilat shoqërohen me një marramendje të fortë, që prek në mënyrë selektive vetëm nervin e ekuilibrit në njërin nga veshët dhe nuk shoqërohet me rënie dëgjimi; Sinusitet kro nike të riakutizuara që shoqërohen edhe me dhi mbje koke dhe se kre cione purulente nga hundët.
Dieta.
Për pacientët e diagnostikuar me problem të veshit të brendshëm, e cila nuk na kompromenton jetën, por është sëm undje kro nike, do t’i sugjeroja që të bënin një jetë sa më të shëndetshme gjatë periudhës së plazhit dhe dieta që do rekomandoja është:
Dietë pa alk. ol, duhan, pa kripë dhe pa kafeine, pra një përdorim sa më të reduktuar të kripës dhe subst ancave me kafeinë si kafe, çajra të ndryshëm, koka kola, çokollatë, pije energjike etj.
Këshilla
Si të veprojmë kur kemi marramendje
Te pacientët që kanë marramendje dhe kanë sëm undje sistemike, do të rekomandoja që t’i mbanin nën kontroll sëm undjet sistemike që kanë.
Pra, pacientët që kanë tension, diabet, probleme të shtyllës kurrizore, apo dhe probleme autoimunime që prekin veshin e mesëm, si: artriti rheumatoid, spondiliatroza, sëm undje të tjera reumatizmale, që shoqërohen me prekje të veshit të mesëm. Këta pacientë të bëjnë një kontroll periodik te mjeku dhe të mos dalin në temperature të larta.
Tani gjatë pushimeve, të bëjnë kujdes që të mos ekspozohen gjatë pikut të vapës. Kur kemi një krizë duhet të paraqitemi në urgjencë për të bërë matjen e parametrave vitale, për të përcaktuar nëse është një sëm undje centrale pra një pat olo gji centrale si nga truri apo vjen në kuadrin e sëm. undjeve të tjera sistemike.
Dhe në momentin që ngelet një sëm undje periferike do kalojë nga mjeku ORL për të parë pjesën e marramendjes që vjen nga veshi i brendshëm apo i mesëm.