Shikoni nëse i bëni edhe ju këto tri gabime më të shpeshta. Gabimi 1. Përdorimi i tepsisë ngjyrë të errët.
Mbase kjo ju tingëllon si marrëzi, mirëpo ka logjikë: tepsia e errët më shpejt nxehet dhe janë më të mëdha shanset që brumi juaj të di gjet nga njëra anë, ndërkaq mesi dhe pjesa e sipërme të mbeten të papjekura.
Pra, përdorni tepsi ngjyrë më të shndritshme, apo të qelqit të tejdukshëm.
Gabimi 2. Përdorni të njëjtën masë për lëngje dhe për përbërës të thatë.
Lëngun do të duhej ta matni në enë e cila është e dedikuar ekskluzivisht për matje të lëngjeve, e cila ka të shënjuara decilitrat, litrat, derisa përbërësit e thatë do të duhej t’i matni në peshore.
Kjo rregull nuk vlen vetëm nëse në recetën të cilën e përdorni për brumë të cilin do ta bëni, është e shënuar që të gjitha t’i matni me filxhanë, apo me lugë.
Gabimi 3. Nuk e matni drejt miellin.
Nëse në recetë nuk shkruan sasia e miellit me gramë apo kilogramë, por: lugë, filxhanë, atëherë rrez. ikoni që brumi juaj të bëhet i thatë. Luga duhet patjetër të jetë e rrafshët, si edhe filxhani. Këtë do ta arrini ashtu që me thi. kë do të hiqni tepricën.