Dhembja e nyjave, kërdhokullave e gjunjve janë tri prej shenjave të para të mungesës së vitaminës D.
Hulumtimet tregojnë se personat të cilët vuajnë nga avitaminoza (mungesa e vitaminës) në fjalë kanë shenja të ngjashme me artritin.
Por, në një konstatim tjetër mjekësor thuhet se mungesa e kësaj vitamine mund të jetë shkaktare për shfaqjen e osteoporoses, sëm undje me incidencë e prevalence 18 për qind në Kosovë, transmeton lajmi.net.
Krahas dhembjes së nyjave, mund të shfaqen edhe shenja të tjera për shkak të mungesës së vitaminës D, të cilat përfshijnë: inf eksionet, problemet me traktin gastrointestinal, humorin dep resiv dhe brishtësinë në esh tra.
Vitamina D është përbërës i rëndësishëm, e cila arrihet nëpërmjet rrezeve të diellit, por edhe në artikuj të caktuar ushqimor, siç janë: qumështi, drithërat, lëngu i portokallit, vezët dhe më së shumti në vaj peshku.
Nëse ndieni ndonjë nga këto shenja, është me rëndësi që sa më parë të kërkoni ndihmën e mjekut.