Nga Edi Gogu : Për rastet e dhembjeve të fo rta të kokës (migrenës) pagjumësisë dhe shqetësimeve nervore apo emocionale, rekomandohet një çaj natyral, procedurën e përgatitjes së të cilit edhe e kam fotografuar.
Mjafton të bashkoni bimët si livando, kamomil dhe rozmarinë. Mund të konsumohet i vakët para gjumit (meqenëse janë rritur temperaturat) ose të ftohtë 1-2 herë gjate ditës.
Për një çajnik për dy persona nevojitet 1 lugë çaji me livando, 1 lugë çaji me kamomil dhe 20-25 fije rozmarine të freskët të cilën e këputa nga kopeshti. Të gjitha produktet, në këtë kohë, gjenden të freskëta në treg.
Për shumë njerëz termat dhimbje koke dhe migrenë i këmbejnë me njëra tjetrën, por në të vërtetë migrena është më tepër sesa vetëm një dhimbje e rëndë e kokës.
Sipas studimeve rreth 7 ndër 10 pacientë të diagnostikuar me migrenë, kanë një familjar të ngushtë që vuan prej saj.