E ftuar në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Lira Gjika ka treguar se fëmijët nuk duhet t’i gënjejmë. Ajo thotë se fëmija duhet të ndihet i barabartë na familje, ndaj nuk duhet gënjyer, por i duhet thënë e vërteta për edhe gjendjen ekonomike në shtëpi.
Sipas saj në çdo vend të botës fëmija përfshihet në problemet familjare, atyre u duhet shpjeguar gjithçka, por sigurisht në një formë që të jetë e kuptueshme prej tyre.
Agida Koçi: Po nëse e përdor shprehjen “s’kemi lekë”, me qëllim që mos t’ia blejë fëmijës?
Lira Gjika: Kjo është ta gënjesh, më falni. Fëmija nuk duhet gënjyer. Fatke qësia jonë e madhe është se ne i gënjejmë fëmijët edhe pa i kuptuar që i gënjejmë. Na është bërë si vetë e dytë gënjeshtra. Duhet të jemi të kujdesshëm.
Fëmija nuk gënjehet. Pastaj shahen kalamajtë se pse gënjeheni, sepse gënjejnë të rriturit. Fëmijës i duhet thënë e vërteta natyrisht me fjalët që ai ta kuptojë, jo rri ti se je i vogël s’merr vesh.
Katerina Trungu: Cilat ishin dy të këqijat e tjera tonat?
Lira Gjika: Që nuk flenë 10 orëshin e domosdoshëm dhe që vazhdojmë t’i ushqejmë me zor dhe t’i veshim trashë.
Katerina Trungu: Domethënë këto janë tre gabimet më të mëdha që bëjnë prindërit.
Lira Gjika: Nuk janë gabime, janë faje! Është mosrespekt për fëmijën, mos ta konsiderosh fëmijën, mos ta shikosh njeri fëmijën, por ta shikosh të vogël aty, një bezdi. Ne be tohemi për kokën e fëmijës. Një komb që be tohet për kokën e fëmijës duhet të mendohet mirë.