Ky është një gatim turk, por shumë i përdorur në zona të ndryshme të vendit tonë. Receta tipike për hallvën, ëmbëlsirën e përhapur në të gjithë Shqipërinë, bëhet me miellin e grurit. Por disa zona të tjera e gatuajnë me miell misri, ose me miell gruri dhe misri bashkë.
Hallva është ëmbëlsirë e lehtë dhe e shpejtë për tu përgatitur. Përbërësit qe u nevojiten per kete recete jane: 200 gr gjalpë e shkrirë dhe e kulluar, 10 lugë miell, 1 gotë sheqer, Arra, badema ose lajthi sipas dëshirës.
Përgatitja: 10 lugë të mëdha miell qiten në yndyrë të nxehtë dhe përzihen me lugë të drurit pa ndërprerë gjerë sa të skuqet mielli(ngjyrë kafeje të qeltë).
Pastaj i shtohet sheqeri dhe uji i vluar (pak nga pak dhe duke e përzier vazhdimisht).
Pas 15 min. hallvja trashet dhe është gati për servim. Shijojeni bashke me familjen dhe ju befte mire!/Receta dhe foto nga Violeta Myftari