Gjergj Xhuvani do të kujtohet si një ndër artistët më të spikatur të skenës shqiptare. Skenaristi dhe producenti i mirënjohur shqiptar do të festonte me 20 dhjetor ditëlindjen e 59, por ai u nda nga jeta 3 vite më parë pasi vuante nga një sëm undje e rëndë.
Ashtu siç do ta ëndërronte çdo artist të vdiste në skenë, regjisori Xhuvani, hu mbi ndjenjat duke xhiruar filmin e ri ‘Liqeni im’, një bashkëproduksion italiano-shqiptar.
I diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë në degën e artit dramatik Xhuvani punoi si asistent regjisor në shumë filma nga viti 1986 deri në vitin 1990. Në vitin 1991 ai realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e Zi”.
Ndërsa pas viteve ‘90 filmat e suksesshëm si “Lindje, Perëndim, Lindje”, “I dashur Armik” dhe “Dashuria e Fundit” mbajnë autorësinë e tij.
Ketë vit pritej dhe premiera e filmit ri të Gjergj Xhuvanit, “Liqeni im”.
“Amaneti i tij i parë është vepra. Është dëshira e tij për të mos u mbyllur kinemaja, është dëshira e tij e madhe që të bëhej një shkollë e kinemasë me parametra. “, thotë miku i artistit të ndjerë, Besnik Bisha.