Problemet me gjumin, mund të shkaktojnë pasoja të rrezikshme në shëndet. Nëse flini më pak se gjashtë orë në natë, rrez iku katërfishohet. Në shumë raste, mungesa e vitaminave mund të ndikojë tek cilësia dhe kohëzgjatja e gjumit.
Më poshtë janë vitaminat dhe mineralet që përmirësojnë cilësinë e gjumit.
Vitamina C
Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për sistemin imunitar.
Megjithatë, studimet tregojnë se njerëzit që kanë më pak vitaminë C në organizëm përballen më shumë me pagjumësinë dhe kanë tendencën të çohen shpesh natën.
Hekuri
Ky mineral ndihmon në transportimin e oksigjenit në trup. Kjo është arsyeja përse mungesa e tij shkakton plogështi.
Mungesa e hekurit nxit bll okim të muskujve dhe lëvizje të pavullnetshme të gjymtyrëve gjatë natës.
Magnezi
Ky mineral e ndihmon organizmin të prodhojë melatoninën që njihet ndryshe si hormoni i gjumit.
Ekspertët rekomandojnë një dozë ditore prej 600 gramë magnez përveç se në rastet kur njeriu rrez ikohet nga sëm undjet e veshkave apo rra hjet e ulëta të zemrës.
Vitamina B12
Kjo vitaminë ruan shëndetin e nervave dhe qelizave të gja kut. Ajo e ndihmon trupin të krijojë energji.
Vitamina D
Studimet thonë se nivelet e ulëta të vitaminës D janë të lidhura fort me cilësinë e gjumit.
Sasia e rekomanduar ditore e kësaj vitamine është 600 njësi në ditë dhe ushqimet ku ajo gjendet nuk mjaftojnë për të përfituar këtë sasi.
Kalciumi
Mungesa e kalçiumit pengon aktivizimin e fazës REM të gjumit, ose siç njihet gjumi i rëndë dhe i ëndrrave./shqip.com