Perìmja e cìla eshte mìnìere me mìnerale: Permban vìtamìnen qe permìrson shìkìmìn

Kockat– Përqendrimi i lartë i disa mineraleve të rëndësishme e bënë lakrën e kuqe një nga ushqimet më të mira për t’u ngrënë pasi luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e ko ckave. Ngrënia e saj ndihmon nga sëm undje si osteoporoza, artriti.

Sytë-Niveli i lartë i vitaminës A që gjendet te lakra e kuqe është e mirë për lëkurën, por kryesisht për sytë pasi garanton shikim të mirë si dhe parandalon formimin e kataraktit. Vitamina A mund të konvertohet në beta-karotenë e cila është shumë e rëndësishme për të ruajtur shëndetin e syve.

Ulçera-Lakra e kuqe përmban një sasi të madhe aminoacidi specifik, i quajtur glutamina. Ky aminoacid është shumë i rëndësishëm për të qetësuar dhimbjet e ulçerës dhe për trajtimin e kësaj sëmundjeje.

Skleroza-Lakra e kuqe është konfirmuar nga studime të ndryshme si shumë e rëndësishme për mbrojtjen e kujtesës. Këshillohet të përdoret kryesisht nga personat që vuajnë nga skleroza.

Plakja e parakohshme– Antioksidantët që gjenden te lakra e kuqe luftojnë radikalet e lira dhe mbajnë larg plakjen e parakohshme. Ato mbajnë lëkurën e freskët, duke reduktuar rrudhat dhe shenjat e moshës.

Humbja e peshës– Lakra e kuqe ka shumë pak kalori, por është e pasur me fibra dhe vitamina të shumta. Mund të përdoret pa problem nga personat që duan të humbin peshë, pa u stepur nga sasia që konsumojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *