Shqipëria do të vijojë të jetë e përfshirë nga reshje intesive shiu dhe dëbore edhe gjatë fundjavës, duke rrez ikuar përmb ytje edhe në jug të vendit.
“Paraditja e ditës së shtunë do të sjellë një tjetër zhvillim të vranësirave duke sjellë shira me intensitet të lartë pothuajse në gjithë ultësirën perëndimore dhe jo vetëm zonat ku janë problemet veri-veriperëndim, në të cilat presim të paktën 30 mm plus”, tha sinoptikania Lajda Porja.
Duke filluar nga mesdita e së shtunës reshjet e dëborës pritet të përfshijnë edhe zonat e ulëta.
“Pritet që fundjava në fakt duke filluar nga pjesa e dytë e të shtunës dhe dita e diel të sjellë dobësim të reshjeve në zonat e përmby tura, por do të kemi reshje dëbore që do zbresin deri pranë temperaturave të ulëta”, u shpreh sinoptikania.
Temperaturat do të pësojnë ulje me rreth 5 gradë Celsius, duke bërë që në veri të vendit termometri të shënojë vlera negative.
“Zonat malore tashmë janë në vlera negative, janë në -3 dhe të gjitha reshjet që bien dëborë. Maksimalet do jenë jo më shumë se 11 gradë Celsius”, tha Porja.
Fillimi i javës pritet të sjellë një mbizotërim të reshjeve të dëborës me temperatura të ulëta, të cilat do të zgjasin deri në mesjavë./tvklan.al