Sunday, 14 June 2026
Gazeta Diaspora Lajme per shqiptaret kudo ne bote
Aktualitet 20 Jan 2023 1 min lexim

Qefull ne tave me perìme: Kjo tave do ta bej dhe me te bukur fundjaven tuaj

Redaksia 20 January 2023, 19:02 584 views
Qefull ne tave me perìme: Kjo tave do ta bej dhe me te bukur fundjaven tuaj

Kjo recetë u përgatit nga Arti i Gatimit – Përbërësit: 1 kg qefull, 3 kokrra qepë, 3/4 karota, 50 ml uthull e bardhë, 150 ml salcë domatesh, 2 degëza selino, 2 thelpinj hudhre, 5/6 gjethe dafinë, vaj ulliri, kripë dhe piper.

Përgatitja: Për të përgatitur peshk në tavë ju këshillojmë qe te përdorni një peshk të freskët. Pasi e kemi larë peshkun e presim në co pa dhe e marinojmë me kripë dhe piper. Ndërkohë qërojmë të gjitha perimet dhe i presim ne co pa.

Vendosim një tigan në zja rr ku shtojmë pak vaj ulliri dhe hedhim të gjitha perimet e prera. I kaurdisim për disa çaste të gjitha së bashku.

Shtojmë dhe më pas hudhrën e cila nuk duhet të digjet. Shuajmë të gjitha perimet me uthull, por mund të përdorni dhe pak verë të bardhë.

Shtojmë më pas salcën së bashku me disa gjethe dafine, kripë, piper dhe i lëmë për disa çaste në zjarr. Më pas perimet e përgatitura i kalojmë në një tavë dhe sipër shtojmë co pat e peshkut dhe e pjekim në furrë në 200°C për rreth 30 minuta. Ju bëftë mirë!