Mjeshtri i kinematografisë shqiptare, aktori i madh Ndriçim Xhepa feston sot ditëlindjen. Ai mbush 66 vjeç. Ndriçim Xhepa ka lindur më 21 janar të 1957-ës, në Tiranë. Ai është djali i “Artistes së Popullit” dhe aktores së madhe, Margarita Xhepa. Pas mbarimit të studimeve për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve, më 1979, Ndriçim Xhepa filloi punë në Teatrin Kombëtar.
Në vitet e para të karrierës ishte në kërkim të individualitetit të vet artistik. Nga fillimi i viteve ’80, sidomos në vitet ’90 e me tej, ai u bë një nga aktoret më të spikatur të planit dra ma tik e psikologjik.
Në teatër ka interpretuar rreth 35 role, nga të cilat veçohen: Arseni te drama “Nën dritat e skenës” e Ruzhdi Pulahes, Prometeu te drama “Prometeu” e Viktor Eftimiut, për të realizuar më pas figurën pasionale të Romeos te tragjedia “Romeo dhe Zhuljeta” të Shekspirit, të cilën e paraqiti brenda toneve lën duese, të dhimbshme
Por edhe të zymta e konfl iktuale, një përballje tra gj ike me fatin, veten dhe mjedisin ar mi qësor, si ithtar kokëkrisur i lirisë dhe dashurisë, aq edhe si një i përndjekur nga “hija” dhe obskurantizmi i pushtetit okult që ofronin kodet e vjetra.
Ne vitin 1995 interpretoi rolin e Fernandos te drama Fernando Krafti me ka shkuar këtë letër e T. Dorstit, me të cilin arriti një nga pikat më të larta të karrierës së tij aktoriale.
Në vitin 2002 luajti Dorianin te Portreti i Dorian Grejt e O. Uajlldit, duke bërë të dukshëm dypalësinë, kontrastin dhe konf liktin rrënues midis bukurisë fizike dhe asaj shpirtërore.
Me rolin e Xhejmsit te komedia Lirie Kapitulli i dytë e Nail Saimonit ndryshoi formatin dhe theu modelin e parapëlqyer të tipave të tij të deriatëhershëm, duke kërkuar shprehësi tashmë në rrafshin e komikes dhe lirikës, me përdorim e mprehtë dhe elegant të qasjeve kundërthënëse sikurse edhe një plastike mëvetësuese.
Te drama Closer (Pak me afer), 2005, ai dëshmoi përpos ndjeshmërisë dhe pezmit të fsheht[ ndaj vetes dhe të tjerëve, edhe një sens të hollë ironie, sarkazëm kundrejt raporteve te vështira e kontradiktore në dashuri.