Dhimitër Anagnosti ka lindur ne (Vuno, 23 janar 1936) është një nga regjisorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit XX
Regjisori i shquar, Dhimitër Anagnosti ka festuar 87-vjetorin e lindjes. Ditëlindja e Anagnostit, njërit prej regjisorëve më të sprovuar të kinemasë shqiptare, është një ngjarje e shënuar në kalendarin artistik, pasi është një ditë në të cilën ne kujtojmë të gjithë veprën dhe kontributin e tij.
Kur themi emrin e Dhimitër Anagnostit, është njëlloj sikur të kemi përmendur “gjeneralin” që kërkon esh trat e ushtarëve të vr arë në Lu ftën e Dytë Bo tërore, “Sulon jetim” që vri tet mbi mur nga patrulla e huaj, “Mirin” e vogël” që ikën i revoltuar nga shtëpia pasi motra dashuron një djalë të panjohur, “Gjinon që pret të rriten fiqtë”, apo “Gjolekën, që sfidon babain patriarkal”.
Ka kaq shumë histori, jetë, personazhe, karaktere të spikatur në krijimtarinë e Dhimitër Anagnostit, sa vetëm një artist i tillë, mundi të krijonte.
Në mozaikun e fimave të realizuar prej tij, titulli i secilit prej filmave, lidhet me më të mirat e prodhimtarisë së kinemasë shqiptare. Regjisori trup imët dhe i jashtëzakonshëm, gjatë gjithë viteve të tij të karrierës ka firmosur filma që i bëjnë nder regjisorit dhe kinemasë sonë.
Titujt e tyre përbëjnë majat dhe ne ndihemi me fat dhe i themi faleminderit mjeshtërit në ditën e 86 të ditëlindjes së tij.