Gurabìja te shpejta dhe plot shìje me arre kokosì: Perberesìt qe u duhen

Për këto gurabija ju duhen: 2 vezë, 1 gotë e ujit sheqer, 1 pavllak (shmand, ajkë), 1/2 gotë e ujit vaj, 1 pecivë (pluhur për pjekje), miell sipas nevojës, kokos.

Për mbushje përdorni xhem të pemëve të ndryshme sipas dëshirës.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine shtojmë 2 vezë dhe i tundim me tel kuzhine, më pas tek vezët shtojmë 1 gotë të ujit sheqer, 1 pavllak (shchmand) dhe i përziejmë edhe për pak minuta me tel kuzhine deri sa të trete mirë sheqeri.

Më pas tek masa shtojmë vajin dhe pecivën të cilën e keni përgatitur më parë me miell. Miell i hidhni sipas nevojës, derisa të bëhet një brumë i trashë por jo i fortë dhe e përzieni mirë me tel kuzhine më pas me dorë.

Nga ky brum i ndajmë kulaçët e vegjël dhe i vendosim në një tavolinë të përmiellur. Kulaçët i hollojmë me dorë sa gryka e gotës së ujit. Në mes të tyre vendosim xhem sipas dëshirës dhe më pas ia vendosim palën tjetër sipër, që të mos del xhemi. Me anë të pirunit e shtypim anën e jashtme gjysmë ovale që të ngjiten mes vete palët e petëve.

Mund të bëni forma të ndryshme, si p.sh. të vendosni dy petë njëra mbi tjetrën ku në mes vendosni xhemin, duke i bërë në formën të cilën janë në foto.

I fusni në furrë për t’u pjekur dhe më pas i futni në kokos. I piqni në temperaturë mesatare duke i vëzhguar vazhdimisht që të mos ju di gjen, bëhen shumë të shijshme. Ju bëfshin mirë!/pergatit.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *