Të stërviturit rregullisht, ngrënia shëndetshëm, mbajtja e një regjimi të kujdesshëm mund t’ju ndihmojnë të arrini objektivat tuaja për rënien në peshë, por a e dini që veç këtyre, mund ta përshpejtonin planin tuaj të humbjes së peshës duke përfshirë në regjimin ushqimor frutat e mëposhtme !
Frutat njihen si burimet më të mira të lëndëve ushqyesve dhe vitaminave të rëndësishme për trupin dhe ajo çfarë i bën ideale për regjimet e kufizuara ushqimore është se frutat kanë nivele kalorike të ulëta.
1. Molla
Molla janë të pasura në fibra dhe kanë pak kalori. Në një studim,disa grave iu dhanë 3 mollë, 3 dardha, ose 3 biskota tërshëre, me të njëjtën vlerë kalorike, çdo ditë për 10 javë. Grupi i mollës humbi 900 gramë, grupi i grave që hëngrën dardhë afërsisht 700 gramë, ndërkohë grupi i grave që konsumuan biskota tërshëre nuk ndryshuan peshë.
Gjithashtu, një studim më i gjatë në kohë që shqyrtoi të dhënat e 124,086 personave raportuan se njerëzit që hanin mollë humbnin rreth 500 gramë për çdo ditë gjatë një periudhe 4-vjeçare. Hulumtimet treguan se mollët janë më të mirë të konsumohen si frut e jo si lëng.
2. Bananet
Kur jeni duke u përpjekur të humbni peshë, disa njerëz i shmangen bananeve për shkak të kalorive të tyre dhe përmbajtjes së sheqerit. Por nëse bananet janë më të pasura me kalori në krahasim me frutat e tjera, ato janë gjithashtu më të pasura me lëndë ushqyese, duke ju furnizuar me magnez, kalium, fibra, mangan, vitamina A, B6, C dhe antioksidantë të shumtë. Gjithashtu, një studim tregoi se konsumimi i bananeve për ditë redukton kolesterolin dhe sheqerin në gj ak.
3. Boronica
Të gjitha manaferrat janë të mira, por boronicat janë një minierë e vërtetë mineralesh e vitaminash. 1 gotë boronica përmban 83 kalori. Rrisin metabolizmin e na ngopin për shkak të sasisë së lartë të fibrave.
4. Dardha
Dardha është e pasur me, e cila ka treguar se frenon oreksin. Gjithashtu, fibrat ndihmojnë për t’ju mbajtur të ngopur më gjatë. Dardha mund të ulë rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës dhe nivelet e kolesterolit. Por mbani mend se dardha duhet ngrënë me gjithë lëkurë.
5. Shalqiri
Shalqiri është thuajse 90% ujë dhe niveli i ulët në kalori e bën atë një frut ideal për regjimet distike. Kur merrni sasi të mjaftueshme të ujit, trupi juaj mund të funksionojë në mënyrë optimale. Gjithashtu, kur jeni të hidratuar ju nuk do të ngatërroni etjen me urinë dhe nuk do të hani ushqime jo të shëndetshme./living