Mund te perdornì 1 nga keto 5 ereza per te trajtuar problemìn e barkut

Ushqimet e yndyrshme, mishi me erëza dhe konsumimi i turshive të para në kombinim me ushqimin e shpejtë e ngarkojnë organizmin, duke çuar në çrregullime të zorrëve.

Ky ushqim, përveç që ndikon drejtpërdrejt në shëndetin tonë, problemin që e shkakton ndikon drejtpërdrejt edhe në energjinë dhe aktivitetet e përditshme që ne i kryejmë, transmeton Telegrafi.

Organet tretëse më së shpeshti preken, por edhe sëm undje serioze të organeve të brendshme, si stomaku, zemra, fshikëza e tëmthit, pankreasi.

Simptomat e para që diçka nuk është në rregull dhe që ne duhet të ndryshojmë dietën tonë dhe të largojme ushqimin e rëndë janë çrregullimi i punëve të zo rrëve.

Ne ju tregojmë pesë erëza nga kuzhina, të cilat do të bëjnë që diarreja të largohet plotësisht.

Kanella

Çaji i kanellës gjithashtu mund të ndihmojë. Përzieni gjysmë luge çaji pluhur kanelle në një filxhan me qumësht të ngrohtë, shtoni pak mjaltë, më pas trazojeni dhe pini ngadalë.

Ziejeni duke vendosur një lugë të vogël çaji pluhur kanelle në 250 mililitra ujë të vluar. Mbulojeni dhe lëreni për 15 minuta. Kullojeni dhe e pini të ngrohtë.

Koriandra

Shtypni farat e koriandrës në havan. Hidhni një lugë gjelle me një filxhan ujë të vluar dhe mbajeni në zjarr të ulët për dy ose tre minuta, lëreni të qëndrojë për 15 minuta dhe më pas kullojeni. Pini një çerek filxhan para çdo vakt.

Pelini

Hidhni një lugë pelini të grimcuar të thatë me një gotë ujë të valë, ziejeni për dhjetë minuta dhe lëreni të qëndrojë për një orë. Pastaj kullojeni dhe pini një ose dy lugë të këtij lëngu të ngrohtë në ditë (mund të shtoni mjaltë).

Q’imnoni

Q’imnoni stimulon punën e stomakut dhe ka një efekt qetësues në zorrët. Carvone është përbërësi kryesor, dhe i atribuohet qimnonit që zgjidh fryrjen dhe vepron në bak teret e zorrëve.

Thërrmoni dhe copëtoni farat e qimnonit, derdhni 250 mililitra ujë të vluar fara qimnoni në një gotë dhe mbulojini me një kapak. Lëreni të qëndrojë për disa orë, dhe më pas pini pa sheqer para ushqimit.

Menta

Çaji i gjetheve të mentes (Menthae piperitae folium), ka një efekt qetësues të butë dhe qetëson problemet në sistemin e tretjes – ngërçet, fryrjet dhe të përzierat, dhe është efektiv kundër diarresë.

Zieni një gotë ujë dhe shtoni gjethet e mentës. Mbuloni çajin dhe e lini të pushojë për 10 minuta. Pas kësaj kohe, kullojeni çajin dhe e ëmbëltoni me një lugë mjaltë. Pini 3 gota çaj në ditë për të ndaluar diarrenë./telegrafi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *