Në emisionin “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan, ka qenë e ftuar kuzhinierja e njohur Zonja Vjollca, të cilën e shohim çdo paradite tek emisioni “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ku na prezanton me receta të shumta gatimi. Gjatë bisedës me moderatorin Orinda Huta, zonja Vjollca ka treguar se i është futur profesionit të kuzhinës pasi ka humbur disa nga njerëzit e saj të dashur.
Zonja Vjollca: Unë jam supersticioze, e kam për ters të dredh, nuk kam qenë me këto mend, por…
Orinda Huta: Po çfarë të ka ndodhur atëherë?
Zonja Vjollca: Ca kohë u fiksova keq pas horoskopit, po keq fare. Domethënë blija gazetën, jo për të lexuar gazetën.
Orinda Huta: Vetëm për atë faqen e fundit?
Zonja Vjollca: Po, po vetëm për atë rreshtat e fundit.
Orinda Huta: E dëgjon akoma horoskopin?
Zonja Vjollca: E kam thënë edhe një herë tjetër këtë gjë. Të gjitha librat e mundshëm që flisnin për ëndrrat unë i kam në shtëpi.
Orinda Huta: Që të jesh e qetë kur të shikon një ëndërr. A të dalin ëndrrat?
Zonja Vjollca: Ka pasur raste që ka dalë shumë, por më kanë dalë siç është tek libri.
Orinda Huta: Ka pasur ndonjë gjë që të ka dhënë shqetësim, pra shqetësohesh kur shikon ëndrra se ndoshta do të të dalin?
Zonja Vjollca: Po siç i kam parë, më kanë dalë keq, kam pasur periudhë shumë të vështirë, dhe ajo periudhë e vështirë më ka bërë që të hap sirtarin dhe çfarë ka sirtari të gatuaj. Gatimi i vrullshëm që më më erdhi mua, më ka ardhur në momentet më të vështira të jetës.
Orinda Huta: Çfarë të kishte ndodhur asokohe?
Zonja Vjollca: Po humba njerëz të dashur, kështu që muret e shtëpisë i dyfishova, mure hermetike dhe u mora vetëm me Vjollcën, ishte i vetëm shërim për mua dhe muzika, asnjë gjë tjetër.
Orinda Huta: A ta sugjeroi kush këtë terapi se është një lloj terapie.
Zonja Vjollca: Nuk kam shkuar as në psikolog, por e ndjeja vetë, shpirti im ma kërkonte.
Orinda Huta: Dhe u qetësove?
Zonja Vjollca: Po. /tvklan.al