Per fryrje barku, apo shqetësìme pagjumësìe pìnì çajìn e kesaj bìme sìpas nutrìcìonìstes se njohur

Finoku ka vlera ushqyese, por më shumë përdoret për efektet e tij mjekësore. Finoku është fruti i bimës së Koprës dhe i takon familjes Umbelliferae i cili e ka prejardhjen nga Azia e Vogël, por më vonë është përhapur në gjithë zonën Mesdhetare e njohur dhe përdorur më shumë nga egjiptianët, grekët dhe arabët.

Kjo bimë e mrekullueshme është shumë e varfër në kalori ( rreth 31 kalori për 100 gr), yndyrëra porse shumë e pasur në fibra.

Është pra një ushqim shumë i mirë për kë do të ketë një siluetë të përsosur. Po ashtu fruti i finokut ka shumë kripëra minerale, mbitegjitha potas, kalcium dhe fosfor, të vlefshëm për forcimin e ko ckave dhe parandalimin e lodhjes ( për këdo merret me sport, përdorimi i finokut 2 orë para stërvitjes e ndihmon shumë).

Përmban po ashtu shumë vitamina, si vitamina A, e rëndësishme për një lëkurë të mirë dhe për të rregulluar funksionimin e retines së syrit, Vitaminën B që ndihmon funksionimin e mirë të sistemit nervoz dhe aparatit kardiovenoz, si dhe vitaminën C që ndihmon së tepërmi parandalimin e shumë sëm undjeve dhe forcon sistemin imunitar të trupit.

Mirësitë dhe ndihma që kjo bimë jep jan të numërta, sigurisht përdorimi i saj mund të jetë në shumë forma, por si sallatë e freskët, përdorur 2-3 herë në jave ja vlen vërtetë!

Nëse keni fryrje barku, apo shqetësime pagjumësie, dhimbje gryke, ke qësim të bronkeve, çaji i finokut është një elisir i vërtetë. Unë e përdor dhe në vend të çajrave të zakonshem që blejmë në treg.

Është bimë barishtore dhe përmban shumë proteina dhe masë fibroze; e pasur në vitamina C dhe vitamin E si dhe dallohet për praninë e madhe të përmbajtjes minerale. Finoku në trajtë kripërash veçohet për substancat minerale të elementeve Na, Ca, Ka, Mg etj.

Si finoku i egër, ashtu edhe ai i butë përmbajnë vajra esenciale: anethol e fenchone, të cilat megjithëse i përkasin së njëjtës bimë, diferencohen prej përbërjes së farës dhe të vajrave që kanë./shkollaeshendetit.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *