Sipas parashikimeve te SH.M.U, për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të acarta me origjinë verilindore (siberiane) me temperatura që do të “mbërthehen” në vlera negative në pjesën më të madhe të territorit.
Në këtë mënyrë; për shkak të origjinës së masave ajrore kontinentale dhe të thata moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore për të gjithë javën.
Po ashtu era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut për të gjithë javën me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore e fortë dhe shpejtësi deri në 10-15m/s.
Fundjava qe lame pas duhet te theksojme qe e shtuna dhe e diela ishin dite te ftohta. Ishte fillimi i dimrit nese mund ta themi pasi sic e kemi pare qe per kete vit dimri nuk ka trokitur akoma.
Por mesa duket muaji Shkurt pritet te sjell surpriza.