Shenjat në përgjithësi janë klasike.
Shenja e parë është dhi mbja e mesit që mund të fillojë gradualisht me ngrirje të mesit gjatë qëndrimit të gjatë ulur,vështirësi në rrotullimin e mesit apo në mëngjes pacienti mund të ndihet i bllokuar në mes Nervi shiatike më pas me marrjen e aktivitetit lirohet nga dhi mbjet.
Dhi mbjet e mesit shtohen në qëndrime të gjata në këmbë apo në ecje dhe aktivitet fizik.
-Ka një tjetër shfaqje të dhi mbjeve të mesit që ne i quajmë akute (të menjëhershme).
Kjo dhimbje shfaqet menjëherë pas ngritjes së një peshe,pas një kollitjeje apo teshtitje,pas një përkulje të pakontrolluar të kolonës (shtyllës kurrizore).
Në këto raste pacienti tregon se ka ndjerë një kërcitje në mes dhe më pas një dhimbje të fortë.
-Shenjë tjetër është dhimbja e këmbës apo shiatalgjia. Dhimbja fillon të përhapet zakonisht në njërën këmbë, ose mund të ndodhë që përhapet në të dyja njëkohësisht.
Është një dhimbje që shfaqet në nivele të ndryshme: dikush e ka në pjesën e përparme të kofshës, dikush në pjesën e pasme. Pacienti mund ta ndiejë dhimbjen kur teshtin ose kollitet.
Në këto raste ka një ndjesi korrenti në mes, pasi shtohet presioni mbi rrënjët nervore dhe ajo jep një dhimbje si shkarkesë elektrike.
-Shenjë tjetër është mpirja që ndjen pacienti në këmbë në varësi të terr itorit të rrënjës së prekur.
Zakonisht është mpirje që shkon deri te gishtat e këmbës. Këto janë shenjat më të zakonshme.