Këputja e arave më së shpeshti përdoret për shërimin e infla ma cionit të kanaleve të urinimit, por ka edhe cilësi të tjera shëruese
Këputja e arave (lat. Equisetum arvense), është bimë shëruese e cila ka prejardhjen nga koha e romakëve dhe grekëve të vjetër dhe është përdorur tradicionalisht për ndërprerjen e gja krrjedhjes, shërimin e të thatit dhe pla gëve, për problemet me veshkat.
Këputja e arave (bishtkali) përmban silic, i cili ndihmon në forcimin e ko ckave, por shpesh përdoret si diuretik, por edhe si përbërës në kozmetikë, transmeton Telegrafi.
Konsumimi i rregullt i çajit të këputjes se arave lehtëson ngërçet e fshikëzës dhe uri nimin e dhimbshëm, si dhe është i shkëlqyeshëm për problemet që lidhen me gu rët në veshka, dhe përmirëson pasqyrën e gja kut, sëm undjet e lëkurës (ekzema, dermatiti atopik, dermatiti i kontaktit), ndihmon me ulcerat e stomakut, si dhe infla ma cionin e organeve të tretjes.
Përveç kësaj, bishtkali përdoret edhe për gazrat e shpeshta në stomak dhe sëm undjet e kockave.Çaji ka një efekt të dobishëm në aterosklerozën dhe presionin e lartë të gja kut, nervozizmin, aneminë dhe sëm undjet metabolike.
Kjo bimë është gjithashtu një aleat i shkëlqyer në industrinë e bukurisë. Mund të ndihmojë në rënien e flokëve, e cila mund të parandalohet me konsumimin e rregullt të çajit, por edhe me shpëlarjen e flokëve me çaj të freskët pas çdo larjeje.
Për shkak të përbërjes së tij karakteristike mund të përdoret si tonik në trajtimet kundër rrudhave të fytyrës dhe në rast të pla gëve të përflakur në lëkurë përdoret si llapë.
Çaji i këputjes së arave
Mënyra e përgatitjes: Hidhni një lugë çaji me 2 dcl ujë të vluar, mbulojeni dhe lëreni të qëndrojë për 30 minuta, më pas kullojeni. Pini 2 dcl çaj pa sheqer tri herë në ditë para ngrënies.
Çajin rastaviç mund ta pini çdo ditë dhe për shkak të shijes së këndshme nuk është e nevojshme ta konsumoni të ngrohtë, por mund ta pini edhe kur është i ftohtë./Telegrafi