Eksperimentet me ushqim janë gjëja e shkëlqyeshme, aq më parë kur na zbulojnë mënyrat që ushqimi të mos përfundojë në mbe tu rina.
Në këtë përshkrim me siguri keni dalluar edhe atë copë buke e cila qëndron në kuzhinën tuaj tashmë disa ditë, mirëpo falë këtij truku të thjeshtë në kuzhinë më nuk keni nevojë ta hidhni në mbe tu rina, transmeton Telegrafi.
Duhet të veproni kështu:
1) Njomeni bukën me ujë
Edhe pse tingëllon paksa e pazakontë, mos hiqni dorë, sepse ky është vetëm veprimi i parë.
Futeni bukën nën vrushkull uji dhe prisni derisa korja të njomet. Gjithsesi kujdesuni që pjesa e butë e bukës të mos njomet shumë.
2) Piqeni!
Aktivizoni furrën në 150-160 gradë Celsius dhe futeni bukën e njomur.
Piqeni 6 deri në 12 minuta, varësisht nga uji që ka depërtuar në bukë. Dhe e gjitha është kjo!
Ky truk ka efekt sepse uji të cilin e ka thithur korja shndërrohet në avull – kjo rihidraton tulin e bukës dhe ajo sërish bëhet e butë, ndërkaq nxehtësia nga furra do ta bëjë krokante korën e bukës.