Kur bëhet fjalë për pastrimin e shtëpisë, të gjithë mundohemi të zgjedhim produktet më të mira larëse pasi mendojmë se vetëm kështu do të sigurojmë higjienën e duhur.
Harxhojmë shifra të konsiderueshme duke blerë detergjentë të posaçëm për çdo kënd të shtëpisë si kuzhina, dhoma e ndenjes, larës për sobën, frigoriferin dhe për banjon.
Duke u ndalur tek banjoja, duhet thënë që është një ndër ambiente që duhet mbajtur gjithmonë pastër pasi objekte të caktuara të saj shërbejnë si strehë mikr obesh dhe bak teresh që mund të dëmtojnë shëndetin.
Solucionet larëse përmbajnë kimikate toksike që dëmtojnë rëndë shëndetin, për këtë arsye Living sjell për ju vazhdimisht zgjidhje alternative si për shembull çfarë ndodh nëse shtoni uthull molle dhe sodë buke në wc.
Sot sjellim për ju një tjetër produkt që do ta bëjë banjon tuaj të shkëlqejë nga pastërtia. E gjeni dot për çfarë bëhet fjalë ?
Uthulla e bardhë e rrushit është ajo që nuk duhet të mungojë kurrë jo vetëm në hapësirën e kuzhinës, por tashmë edhe në banjo. Ajo shërben për të larë pothuaj të gjitha pajisjet hidrosanitare, duke filluar nga wc-ja, vaska, kabina e dushit, deri tek dritaret dhe rubinetët që duken gjithmonë të pisët dhe me shenja uji.
1.Tualeti: Për të pastruar tualetin mjafton që të derdhni në gjithë sipërfaqen e tij uthull rrushi dhe ta lini të veprojë për 15-20 minuta, më pas fërkojeni me furçë dhe lajeni me ujë të bollshëm.
2.Vaska: Vaska është një ndër ato objekte që duhet pastruar vazhdimisht dhe i duhet ndërruaj uji pas çdo larjeje pasi në këtë mënyrë bëhet i mundur dizenfektimi i saj.
Por nuk mjafton me kaq pasi patogjenët agr esivë dhe bak teret e ndryshme mbesin sërish brenda saj.
Për t’i rikthyer pastërstinë dhe shkëlqimin mjafton të shtoni në një enë 1 gotë uthull të bardhë rrushi dhe 2 lugë sodë buke. Treteni masën në një kovë ose legen me ujë dhe pastroni gjithë sipërfaqen e saj me ndihmën e një sfungjeri.
3.Rubineti: Edhe pse mamatë ju porosisin të pastroni kokën e dushit dhe rubinetin pasi bëni banjom, ju vazhdoni të mos e ndiqni këshillën e saj.
Si rrjedhojë rubineti duket i pisët, plot njolla dhe mbi të gjitha vazhdon të akumulojë baktere. Për të mos thënë që nëse keni provuar ta lani me acid banjoje, ai ndryshon dhe ngjyrë.
Zgjidhja është fare e thjeshtë, krijoni një solucion larës me uthull të bardhë rrushi, sodë buke dhe kripë të bardhë.
Hidheni në një shishe bosh në trajtë sprucatori. Fërkoni rubinetin me të dhe lëreni të veprojë për një orë. Në fund fshijeni me leckë pambuku./LIVING