Shoqerojenì me bukë të thekur grurì apo mìsrì: Tava ìdeale per kete fundjave me pak kosto

Kjo është një pjatë fantastike me bazë vezët dhe perimet. Megjithëse është një recetë olmete mund të konsumohet edhe në drekë apo në darkë si një vakt i lehtë aspo si shoqëruese e pjatave të mishit.

Një arsye tjetër çfarë e bën këtë recetë shumë të veçantë është edhe thjeshtësia në përgatitje.

Përbërësit për këtë pjatë thuajse gjithmonë ju gjenden në shtëpi dhe kombinimi i tyre do t’ju dhurojë një shijë fantastike.

Ju tregojmë më poshtë se si të përgatisni në çdo kohë recetën e mrekullueshme të perimeve me vezë.

Përbërësit: 1 qepë, 3 speca jeshilë, 4 domate, 4 thelpinj hudhër, 3 qepë të njoma, 6 vezë të freskëta, 3 lugë gjelle vaj ulliri, 8 gr kripë, piper i zi, nenexhik.

Përgatitja : AgroWeb ju këshillon të prisni qepën në fije të holla dhe specat në kubikë të vegjël dhe shtojini me kujdes në një tigan ku keni hedhur vaj ulliri. Kaurdisini derisa të zbuten.

Më pas, prisni domatet në kubikë të vegjël dhe hidhini në tigan bashkë me perimet e tjera.

Shtoni thelpinjtë e hudhrës dhe dy qepë të njoma të grira e më pas lërini të ziejnë për 10-15 minuta.

Trazojini vazhdimisht derisa të gjithë perimet të jenë zbutur dhe bashkuar me njëra tjetrën.

Në fund hidhini kripë sipas dëshirës. Më pas përgatisni vezët për t’i hedhur në tigan.

Me anë të një luge bëni pak vend sa për të hedhur një vezë dhe pasi ta keni hedhur lëreni të ziejë për 8-10 minuta.

Në recetë këshillohen 6 vezë të freskëta, por ju mund të zgjidhni të hidhni sipër aq sa ju dëshironi.

Kjo recetë është për 5-6 persona prandaj ju mund të hidhni vezët në varësi të personave që do ta servirni.

Në fund mund t’i jepni shije me pak piper të zi, një qepë të njomë të grirë dhe disa gjethe nenexhiku apo majdanozi.

Kjo pjatë shërbehet ashtu siç është në tigan, me bukë të thekur gruri apo misri.

Nëse do ta konsumoni gjatë drekës apo darkës shoqërojeni me kos për pak freski./sot.com.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *