Mjekja e njohur Valdete Malaj tregon shenjat qe dallojne ulçeren nga gastrìtì

Zakonisht gastriti ka shenja të një diskomforti, fryrje epigastrike pas ushqimit, disa ushqime nuk i pranon, ka dhe gromësitje.

Ajo që e diferencon nga ulçera, por jo gjithmonë, është prania e dhi mbjes.

Dhi mbja është karakteristike për ulçerën dhe ndodh zakonisht pas ushqimit.

Kohëzgjatja e dhimbjes ka të bëjë me lokalizimin e ulçerës sepse ulçera mund të jetë në stomak apo në bulbin e duodenit.

Dhi mbjet e ulçerës së lokalizuar në stomak fillojnë rreth gjysmë ore pas ushqyerjes, ndërsa ato të ulçerës së bulbit të duodenit 1 – 2 orë pas konsumimit të ushqimit. Gjithashtu personat me ulçer kanë dhi mbje edhe natën, rreth orës 4 – 5 të mëngjesit i zgjon nga gjumi.

Në këto raste ne dyshojmë që pacienti ka ulçer. Ne bëjmë ekzaminimin për helikoba kter pilorin dhe ekzaminimin gastro skopik apo siç njihet ndryshe sonda e stomakut. Pas këtyre ekzaminimeve vendoset dia gn oza dhe mënyra e mjekimit.

Disa këshilla për personat që vuajnë nga gastriti dhe ulçera?

Tek pacientët që kanë gastrite ose ulçer është me shumë rëndësi ekzaminimi i saktë, korrekt dhe trajtimi në varësi të llojit të sëm undjes.

Krahas trajtimit me med ikamente, për të cilin ka protokolle të caktuara kur këto gastrite ose ulçera kanë të pranishëm dhe helikoba kter pilorin, e rëndësishme është kufizimi apo dhe mospërdorimi i i aspirinës, medi kamenteve anti infla ma tore.

Gjithashtu duhet të tregohet kujdes me të ftohtin. Nëse qëndrohet në të ftohtë aparati tretës reagon me tkurrje dhe shtim të aciditetit, që çojnë në dhi mbje.

Kujdes duhet të tregohet dhe me ushqimet. Ushqimet pikante, të skuqura, turshi mund të bëhen shkaktarë për riakutizim, ndikojnë në mukozën e stomakut dhe mund të sjellin shfaqjen shenjave të gastritit dhe ulçerës.

Por duhet të kemi parasysh që ushqimet ndikojnë në mënyra të ndryshme në njerëz të ndryshëm, prandaj secili prej nesh duhet të kuptojë se cilat ushqime i bëjnë mirë dhe cilat e dëmtojnë.

Ngrënie ngadalë, nga pak dhe shpesh. Ngrënia e shpejtë e ushqimit dhe përtypja jo e mirë e tij i shton punën stomakut, duke sjellë probleme në sistemin tretës. Përveç ngrënies së mëngjesit, drekës dhe darkës rekomandohet dhe ngrënia e ndonjë ushqimi mes këtyre vakteve për të absorbuar lëngjet që prodhon stomaku.

Diçka tjetër që këshillohet është dhe lënia e duhanit tek personat që e pijnë atë. Duhani nxit në mënyrë të jashtëza konshme prodhimin e acidit të stomakut, që futet tek faktorët dëmtues të stomakut, duke krijuar një habitat të përshtatshëm për shumëzimine helikoba kter pilorit.

Mjekimi i stresit është shumë i rëndësishëm. Në ditët e sotme vihet re një tendencë goxha e madhe e shtimit të str esit, që ndikon në krijimin e gastritit dhe ulçerës. Kështu konsultimi me psikologun, psikiatrin dhe trajtimi i str esit ndihmon në uljen e mundësisë për të zhvilluar gastritin dhe ulçerën.

Ata që kanë prindër apo të afërm me probleme të aparatit tretës duhet të paraqiten te mjeku që në momentin e parë që u shfaqen shenja të gastritit apo ulçerës.

Qofshin këto shenja të lehta si fryrje, gazra, gromësitje apo dhi mbje e lehtë ose më të rënda si mostretje, të përziera dhe të vjella, me gj ak dhe me ngjyrë të errët etj.

Tek personat që përdorin il’açe të ndryshme, sidomos ata në moshën e trëtë duhet të marrin il’açe mbrojtëse të stomakut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *