E shkëlqyer për t’u përdorur në ëmbëlsira apo për të shoqëruar bukën, kjo marmalatë ka një aromë të shkëlqyer. Përpiquni të zgjidhni limonë bio.
Koha e përgatitjes: 20-25 minuta
Koha e pushimit: 48 orë
Koha e gatimit: 50 minuta
Përbërësit: 1 kg limonë me lëkurë të hollë, 600-700 gramë sheqer, Ujë
Sipas dëshirës: karafil ose yll anise, 3 vazo prej 150 ml të pastruara, sterilizuara dhe kapakë që u mbyllen mirë.
Përgatitja: -Rregulli i parë për të përftuar një marmalatë të mirë është të zgjidhni limonë të një cilësie të mirë, aromatikë, të pjekur në diell. Sigurisht, me lëkurë të hollë.
-Lajini me kujdes ata, duke u fërkuar lëkurën me një furccë ose lugë për të eliminuar ndonjë papastërti të mundshme.
-Pritini në feta të holla prej pak milimetrash. Hiqni ekstr em itetet e limonëve dhe farat.
-Transferojini më pas limonët e kulluar në një tenxhere, mbulojini me ujë të pastër dhe ziejini për pesë minuta.
-Ruani 350 ml nga uji dhe pjesën tjetër kullojeni.
-Rivendosni limonët në tenxhere, shtoni sheqerin dhe ujin e lënë mënjanë dhe ziejeni marmalatën për 40-45 minuta.
-Pas kësaj kohe, kontrolloni dendësinë: duke vendosur pak marmelatë në një pjatë të pozicionuar vertikalisht, ajo duhet të rrëshqasë shumë ngadalë.
-Kur të jetë gati, sipas dëshirës mund ta lini sicc është ose ta fruloni me mikser.
-Hidheni nëpër vazo marmalatën, mbyllini mirë dhe kthejini përmbys, një proces i rëndësishëm për ruajtjen e duhur të tyre.
-Nëse dëshironi, mund t’i aromatizoni vazot me erëzat e sugjeruara.
-Pas gjysmë ore kontrolloni nëse vazot kanë rrjedhur dhe më pas vendosini drejt.
Lëreni marmalatën të ftohet dhe më pas mund ta konsumoni direkt./living