Categories
Uncategorized

Receta e tìramìsus nga Lìnda Fìshta: Përgatìtja është e thjeshtë por duhet të kenì

Sado të mira të jenë variantet e sofistikuara që kanë ardhur me kohën, tiramisuja klasike ngelet e preferuara e atyre që e kanë pëlqyer gjithmonë.

Përgatitja është fare e thjeshtë por duhet të keni përbërës të mirë e të freskët që ta kuptoni se për çfarë po flasim.

Nga Linda Fishta.

Përbërësit për 6-7 persona: (tavë drejtkëndëshe 30×20 cm)

500g djathë Mascarpone

6 vezë të freskëta në temperaturë ambienti (të verdhat veç nga të bardhat)

120g sheqer

5-6 filxhanë kafeje ekspres të vakët ku kemi tretur 2 lugë sheqer

300-400g biskota Savoiardi

kakao e hidhur për spërkatje

Përgatitja: Rrahim me rrahësin elektrik të verdhat e vezëve dhe sheqerin derisa të bëhen si shkumë, afërsisht pesë minuta.

Djathin Mascarpone e punojmë pak me pirun ose me lugë që të bëhet si krem dhe e shtojmë në tasin me të verdhat e vezëve. Vazhdojmë ta përziejmë me rra hësin elektrik një deri në dy minuta.

Bëjmë marengë me të bardhat e vezëve, i shtojmë te tasi I kremit dhe i përziejmë me kujdes nga poshtë lart me spatula ose me lugë druri.

Biskotat i lagim te kafeja e vakët (nuk duhet të qullen shumë) dhe i vendosim në tavë pranë njëra-tjetrës duke krijuar një shtresë, hedhim sipër një shtresë me krem, vazhdojmë me një shtresë tjetër biskotash me kafe dhe përsëri një shtresë kremi.

E spërkasim me kakao të hidhur, e mbulojmë me letër alumini dhe e lëmë në frigorifer për një natë. Sipas dëshirës, në momentin që e shërbejmë mund ta zbukurojmë me çokollatë të zezë të co pë tuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *