Revanìa me nìseshte mìsrì është një ëmbëlsìrë, e cìla përgatìtet shumë lehtë në shtëpì

Revania me niseshte misri është një ëmbëlsirë fantastike, e cila përgatitet shumë lehtë në shtëpi.

Mund të përgatitet me sherbet, por mund të konsumohet edhe pa sherbet, ndërsa mund të shoqërohet me fruta të freskëta apo fruta të thata, akullore, arra e bajame, reçelra të ndryshëm etj.

Përbërësit për tavë katrore 24 x 24 ose të rrumbullakët me diametër 26/28cm:

3 vezë në temperaturë ambienti

150 g gjalpë i butë në temperature ambienti (si krem)

150 g niseshte misri

150 g niseshte patatesh

120 ml qumësht në temperature ambienti

300 g sheqer

Përgatitja: Ndezim furrën në 150 gradë. Në robot rra him vezët me sheqerin dhe gjalpin për 20 minuta, me shpejtësi maksimale.

Pastaj, ulim shpejtësinë e robotit dhe shtojmë herë niseshte dhe herë qumësht derisa t’i kemi hedhur të gjitha.

Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë e miell dhe e lëmë të piqet derisa të marrë ngjyrë në sipërfaqe dhe kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër./lajme-javore.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *