Në këto ditë përtej recetave të ndryshme që shohim në portale apo në bloge gatimi mund të frymëzohemi dhe nga apersonazhe të tjerë të dashur ashtu si Nertila Koka.
Ajo do t’ju tregojë hap pas hapi se si të përgatisni një kek me karrota në kushte shtëpie:
Përbërësit : 50-60 gr arra të shty pura. 300 gr karrota të gr ira.
200 gr sheqer, 3 vezë, 200 ml vaj, 225 gr miell , 1 lugë kafe sodë buke.
1 lugë kafe pluhur pjekës, Kripë.
Për kremin : 200 gr krem djathi (Philadelphia). 2 lugë gjelle sheqer pluhur. 2-3 lugë gjelle limon.
Përgatitja : Për të nisur këtë recetë këngëtarja ju këshillon që fillimisht të ndizni furrën në temeraturën 180 gradë C.
Më pas në një enë të thellë shtoni sheqerin bashkë me vajin dhe përziejini me një mikser apo rra hëse vezësh. Hidhni po aty vezët një nga një duke vazhduar me përzierjen.
Në një tjetër enë të veçantë përzieni përbërësit e thatë miellin, sodën e bukës, pluhurin pjekës dhe pak kripë.
Shtojeni këtë masë tek ena ku ndodhen vezët dhe përzieni me anë të një rra hësi elektrik, derisa të formohet një masë kremoze brumi.
Hapi i rradhës është që të shtoni karrotat tek brumi dhe ti përzieni mirë me pjesën tjetër. Brumi në fund duhet të jetë kremoz dhe jo shumë i trrashë.
Hidheni menjëherë në një tavë të shtruar me letër pjekje dhe piqeni për 40-45 minuta në temperaturë 180 gradë.
Ndërkohë përgatisni kremin që ta hidhni sipër kekut kur të jetë ftohur Në një enë të thellë shtoni kremin e djathit, sheqerin pluhur dhe lëngun e limonit.
Përziejini mirë me lugë derisa të formohet kremi dhe lyejeni të gjithë sipërfaqen e kekut të ftohtë me këtë krem.
Sipër shtoni arrat e thërrmuara e më pas mund ta shijoni kekun tuaj në çdo moment të ditës. Këngëtarja na siguron se është vërtetë shumë i mirë./lajme-javore.com