Duke jetuar në një apartament të vogël me një dhomë gjumi, Alex Byrne ka lu ftuar me tharjen e rrobave për vite me radhë, sepse nuk ka hapësirë të mjaftueshme për t’i shpërnd arë ato.
Megjithatë, një ditë ajo kishte një ide të shkëlqyer. Pasi shpërnd au rrobat rreth tharëses, mori një çarçaf të madh dhe e tërhoqi mbi tharëse, më pas e vendosi pranë radiatorit.
Më pas, ajo kuptoi se çarçafi bllokoi ajrin e ngrohtë, duke i ndihmuar rrobat të thaheshin në dy orë, pohon ajo.
“Po përpiqesha të kuptoja se ku ta va rja çarçafin për t’u tharë, përveç derës së kuzhinës ku do të dilte era e ushqimit.
Tharësen e rrobave e mbaj pranë radiatorit ose nese ndryshe prane kaldajes shumicën e kohës, sidomos në dimër, dhe mendova pse të mos vendos një çarçaf mbi tharëse, t’i fus skajet mbi kaldaje dhe nën këmbët e tharëses?
Në këtë mënyrë, i gjithë ajri i nxehtë nga kaldaja do të hyjë në rroba dhe ato do të thahen shpejt”, tregoi Alex sesi i lindi kjo ide.
“Njerëzit pyesin nëse kjo krijon lagështi, por unë sigurohem që çarçafi të mos e mbulojë plotësisht tharësin dhe të ketë gjithmonë vende ku ajri ikën dhe ngroh dhomën”, thotë ajo.Nëse jeni ende të shqetësuar për lagështinë, hapni pak dritaren ose ndizni lagështuesin.
Kam vite që e bëj këtë dhe është shumë mirë, të gjitha rrobat e mia thahen kaq shpejt”, ka shkruar një ndjekës.
Pse nuk e kam parë këtë më parë?” “Vazhdoj të pyes veten se si t’i thaj rrobat më shpejt pa ndezur tharësen,” shtoi një tjetër.