Një prej kombinimeve më të shijshme por edhe me një pasuri të jashtëzakonshme vlerash është ai i kosit me boronica.
Ekspertët thonë se këto dy ushqime nxjerrin në pah më të mirën e njëri tjetrit.
Boronicat janë shumë të pasura me fibër. Një filxhan çaji me boronica përmban thuajse 4 gramë fibër. Kosi nga ana tjetër është shumë i pasur me bak tere të shëndetshme, ose siç njihen ndryshe si probiotikë.
Fibra dhe ushqyesit e tjerë që ofrojnë boronicat, ndihmojnë probiotikët në rrugëtimin e tyre drejt aparatit tretës, duke i bërë ato më efikase.
Kur probiotikët mbërrijnë në sistemin tretës, ato lehtësojnë përthithjen e fibrës që ofrojnë boronicat. Ky kombinim fitues është i domosdoshëm jo vetëm për sistemin tretës, por edhe për shëndetin e zemrës, trurit, rënien nga pesha dhe qarkullimin e gja kut.
Hani boronica 3 herë në javë
Një studim i universitetit të Harvardit, thonë se konsumi i rregullt i boronicave përmirëson ndjeshëm shëndetin e zemrës. Sipas studimit, gratë që hanë më pak fruta pylli, e në veçanti boronica, janë më të rrez ikuara nga at aku në zemër.
Ekspertët e Harvardit këshillojnë që njerëzit të hanë tre ose më shumë racione boronicash, luleshtrydhesh dhe frutash pylli në javë për të marrë përfitimet maksimale për shëndetin e zemrës.
Arsyet përse duhet të hani kos çdo ditë
Ekspertët thonë se kosi është fantastik për shëndetin, sidomos nëse keni marrë një kurë antibiotikësh.
Këto të fundit shkatërrojnë bak teret e këqija, por nuk kursejnë as ato të mirat, ndaj kosi vjen në ndihmë me probiotikët e pasur. Kosi nxit prodhimin e vitaminës B e cila ju mbron nga sëm undjet autoimunitare dhe ato nervore.
Kosi vendos ekuilibrat e sheqernave në gj ak. Ai përthithet ngadalë në stomak dhe zorrë dhe rrjedhimisht ka një ndikim të ulët në rritjen e nivelit të sheqernave në gj ak.
Acidi laktik tek kosi parandalon prodhimin e qelizave kan ce rogjene dhe lehtëson fuqizimin e sistemit imunitar.
Ai e bën më të fortë të gjithë sistemin tretës dhe e pastron atë nga bak teret e këqija. Kombinimi i këtyre vlerave në një filxhan të vetëm është mburoja që ju duhet kundër sëm undjeve./kuzhinashqiptare.com