Rama telefonon gjate emìsìonìt ku po mblìdheshìn ndìhma per ne Turqì, shìfra qe dhuroì

Shqipëria dhuron 1 milionë euro si mbështetje financiare për rindërtimin në Turqi pas tër meteve shkat ërruese të 6 Shkurtit që shkaktuan më shumë se 35 mijë vi ktima.

Kryeministri Edi Rama u bë pjesë e fushatës sensibilizuese televizive “Turqia, një zemër”, që u transmetua njëherësh në 13 kanale televizive në mbarë Turqinë.

Në një lidhje telefonike drejtpërdrejtë, Rama shprehu ngushëllimet për familjet e vi ktimave dhe njëherësh deklaroi mbështetjen për popullin turk.

“Jam shumë i nderuar të jem pjesë e këtij programi sensibilizues, si përfaqësues i Shqipërisë. Vendi ynë mbajti të hënën një ditë z ie kombëtare, për të shprehur solidaritetin dhe nderuar vi ktimat.

Ne jemi me popullin turk. Në emër të popullit shqiptar ne duam të dhurojmë 1 milionë euro. E di që kjo nuk është asgjë, pasi nevojat janë shumë-shumë më të mëdha.”

Gjatë fushatës “Turqia një zemër”, vetëm brenda 2 orë e gjysmë u grumbulluan të paktën 5 miliardë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *