Uji me mjaltë përmirëson mirëqenien tuaj për sa kohë e konsumoni rregullisht.
Hu mbje në peshë
Mijëra njerëz pijnë ujë të ngrohtë me mjaltë çdo mëngjes sepse i ndihmon të humbasin në peshë. Uji i ngrohtë me mjaltë vlerësohet për vetitë e forta që ka në shkrirjen e dhjamit rreth belit por edhe në pjesët e tjera të trupit.
Mjalti përmban sheqerna natyralë që ofrojnë një energji të shëndetshme që pakëson nepsin dhe rrit dje gien e kalorive.
Tretje më e mirë
Enzimat tek mjalti përmirësojnë funksionet e mëlçisë dhe ofrojnë një tretje më të mirë të ushqimit.
Ngrënia e mjaltit e mbron florën bakteriale dhe lehtëson përthithjen e ushqyesve gjatë vakteve.
Sikur të mos mjaftonte kjo, uji me mjaltë ka një efekt laksativ që rregullon lëvizjen e zorrëve dhe parandalon konst ipa cionin.
Imunitet më të fortë
Sistemi imunitar ka një përfitim të menjëhershëm nga uji i ngrohtë me mjaltë.
Kjo kurë përmban enzima, vitamina dhe minerale që e forcojnë imunitetin dhe e mbrojnë atë nga patogjenët e dëmshëm.
Vetitë antibak teriale të mjaltit shkat ërrojnë mikroorganizmat që mund t’u rezistojnë edhe antibio ti këve më të fortë.
Kundër kollës
Uji i ngrohtë me mjaltë është një tonik natyral që lubrifikon rrugët e thata të frymëmarrjes dhe ndihmon në nxjerrjen e se krecioneve./shkoder.info