Majoneza ka një përdorim të gjerë në kuzhinë dhe nëse e përgatisni vetë në shtëpi, është edhe më e mirë.
Përpara se të nisni me përgatitjen, duhet që të gjithë përbërësit që duhen për të bërë majonezë të jenë në temperaturën e ambientit.
Përbërësit: 2 të verdha vezësh, 0,75 ml vaj ulliri ekstra të vi rgj ër, 1,50 ml vaj ulliri, Lëngu i një gjysmë limoni, Kripë, Piper i bardhë.
Udhëzime:
Hidhini të verdhat e vezëve në një tas jo shumë të madh, por të thellë. Hidhni pak kripë dhe përziejini për 2 minuta, dërisa të bëhet një masë homogjene.
Rrisni shpejtësinë e rra hjes dhe hidhini pak nga pak vajin, duke nisur nga vaji ekstra i virgjër. Më pas, hidhni limonin dhe duke rritur edhe më tej shpejtësinë e rra hjes, vazhdoni hidhni dy llojet e vajit derisa salca të mos thithë më.
Hidhini piperin e bardhë për aromë dhe mund t’i shtoni limon dhe ta provoni herë pas here për të kuptuar nëse e keni bërë siç e doni.
Majonezën ruajeni në frigorifer pasi t’i keni hedhur dy lugë ujë të ngrohtë./sot.com.al