Aktori i humorit Ermal Mamaqi ka emocionuar me një dedikim për bashkëshorten dhe nënën e fëmijëve të tij Amarda Toska.
Kjo e fundit feston sot ditëlindjen e 41, dhe prandaj Ermali ka publikuar një foto të sajën duke buzëqeshur, ndërsa i dedikon fjalët më të ëmbla.
Ai ka shkruar disa vargje ku thotë se e ka kërkuar Amin në çdo jetë. “U zhv eshëm nga pluhuri i kësaj jete
Pamë kush ishim vërtetë
Një shpirt i pastër
U takuam, u njohëm, u çmallëm
Kuptuam që kishim ardhur nga shumë larg
Si këtu dhe atëherë të kam dashur shumë
Në çdo jetë të kam kërkuar ty Amarda”, ka shkruar Ermali duke i thënë edhe se e do çdo vit e më shumë.