Lajda Porja nga Meteoalb tregoi se moti gjatë javës do të jetë i paqëndrueshëm.
Keshtu duke lene pas ditet me diell qe karakterizuan thuajse gjithe muajin Shkurt por jo vetem, dhe fillimin e muajit Mars.
Por mesa duket moti ka vendosur te marre kthese nga dita e sotme.
E mërkura dhe e enjtja do të kenë më shumë kthjellime, e premtja do të sjellë përsëri shi në të gjithë territorin, ndërsa fundjava do të ketë përsëri diell.
Ndërkohë sa i përket temperaturave, nga e enjtja do të rriten duke sjellë kështu që të shtunën dhe të dielën të prezantohemi zyrtarisht me temperaturat e pranverës- eshte shprehur meteorologia e njohur Lajda Porja.