Torta Mimoza është një nga ëmbëlsirat më të thjeshta që mund të përgatisni në shtëpi, por njëkohësisht shumë e shijshme, delikate dhe plot ngjyrë.
Ne duam ta sjellim për ju në këtë ditë të Festës së Gruas, për të ëmbëlsuar dhe sjellë një urim ndryshe për të gjitha gratë.
Përbërësit : Për pandispanjën : 8 vezë, 250 sheqer, 250 miell, Lëkurë limoni e grirë, Pak kripë,
Për Kremin e Pastiçerisë: 500 ml qumësht, 4 të verdha veze, 2 lugë niseshte, 5 lugë sheqer, Lëkurë limoni, Pak kripë, 250 ml pana që rrihet
Për sherbetin që zbusim pandispanjën : 150 ml ujë, 2 lugë sheqer, 1 gotë limonçel, 1 konserve ananas në shurup.
Përgatitja:
Përgatitja e Pandispanjës : Hapi i parë është përgatitja e pandispanjës. Fillojmë për përgatitjen e pandispanjës duke rra hur vezët me sheqerin. Vezët duhet të jenë në temperaturë ambjenti dhe të freskëta. Do ti hapim vezët një nga një dhe do ti shtojmë në një tas qelqi të thellë.
Do të shtojmë dhe sheqerin dhe do ti rra him me rra hës elektrik për 10 minuta, derisa vezët të shtojnë dukshëm volum dhe do të zbardhen duke përftuar një masë kremoze. Shtojmë lëkurën e grirë të limonit dhe pak kripë.
Do të sitim miellin dhe do ta shtojmë me kujdes pak nga pak, duke e përzierë me një spatul nga poshtë-lartë.
Masën e përgatitur do ta ndajmë në dy tava furre. Duhet që të jenë 20 dhe 24 cm. Mund ti keni edhe të njëjta. Një nga pandispanjat do e ndajmë në tre shtresa për të montuar tortën tonë dhe tjetra do të na shërbejë për të të formuar dekorin e jashtëm.
E pjekim në furrë të nxehur më parë në 180 gradë për 30 minuta. I lëmë të ftohen dhe i presim. Në fillim do ti pastrojmë pandispanjat nga koret në mënyrë që pandispanja të dali e verdhë. Njërën prej pandispanjave e presim në tre feta tërthore, dhe tjetrën do e ndajmë në kuba të vegjël, duke eleminuar koren e jashtme.
Hapi tjeter : Do të përgatisim kremin e pastiçerisë gjatë kohës që pjekim pandispanjën. Do ta lëmë kremi të ftohet duke vendosur një qese celofoni në sipërfaqe që të mos vendosi kore.
Rra him dhe panën dhe do ti bashkojmë bashkë duke përftuar një krem të vetëm për montimin e tortës sonë.
Ananasin do ta presim në copa të vogla dhe e mbajmë mënjanë.
Përgatitja e Sherbetit : Përgatisim edhe sherbetin për zbutjen e pandispanjës. Në një enë përziejmë ujin me sheqerin, e lëmë të vlojë sa të tretet sheqeri, e lëmë të ftohet pak dhe shtojmë limonçelon.
Montimi Tortës
Kur të gjitha i kemi gati, do të montojmë tortën. Në një pjatë servirje do të vendosim një shtresë pandispanjë, e lagim me shurupin e përgatitur dhe e mbulojmë me një shtresë krem. Hedhim copa ananasi duke e shpërndarë në të gjithë sipërfaqen.
Vendosim shtresën tjetër e njomim edhe këtë dhe hedhim krem dhe sërish ananas.
E mbulojmë me shtresën e fundit të pandispanjës dhe e veshim të gjithën me krem duke përhapur në mënyrë të njëtrajtshme kremin në sipërfaqe dhe në anët e tortës.
Do e dekorojmë të gjithë tortën nga jashtë më copëzat e pandipanjës së prerë në kubikë të vegjël. Torta jonë është gati të serviret. Ju bëftë mirë!/shkollaeshendetit.com