Njollat kafe në fytyrë janë një stres i vërtetë.
Ato shfaqen për shkak të shpërndarjes në mënyrë të pabarabartë të melaninës në dërmën e lëkurës, nën veprimin e rrezatimit ultravjollcë.
Maska me uthull molle dhe lëng qepe.
Për shkak të përmbajtjes së lartë të aciditetit, uthulla dhe qepa japin rezultat të dukshëm në zbehjen e njollave të errëta në fytyrë.
Acidet që kanë në përmbajtje këta dy përbërës, veprojnë për të ndaluar oksidimin e lëkurës, që çon në krijimin e njollave kafe, por në të njëjtën kohë edhe shpërndan melaninën në mënyrë të barabartë, duke bërë që njollat e diellit të largohen shpejt.
Çfarë ju nevojitet: 1 lugë gjelle uthull, 1 lugë gjelle lëng qepe
Përdorimi:
I përzieni të dyja dhe aplikojeni maskën në fytyrë. E lini të veprojë për 30 minuta (jo më shumë sepse mund të thajë lëkurën). Në fund e shpëlani me ujë të bollshëm.